Juventusi ka pësuar humbje të thellë në shtëpi ndaj Fiorentinës, 3-0.
Mysafirët e nisën për mrekulli takimin duke kaluar në epërsi në minutën e tretë të takimit përmes Vlahoviqit, i cili shënoi pas asistimit nga Ribery.
Juve mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Cuadrado bëri një ndërhyrje të ashpër me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq.
Një autogol nga Alex Sandro dyfishoi epërsinë për Fiorentinën.
Derisa golin e fundit e shënoi Caceres në minutën e 81.
Juventusi tani ka 24 pikë dhe mban vendin e katërt, derisa Fiorentina në vendin e 15 ka 14 pikë.