Jurgen Klopp trajneri i vitit nga FIFA

Jurgen Klopp i Liverpoolit është shpallur trajneri i vitit nga FIFA.

Ai e ka mposhtur konkurrencën e Hansi Flickut të Bayernit dhe Marceo Bielsas të Leedsit.

Klopp është shprehur i lumtur për këtë çmim, derisa thotë se ishte speciale ajo çfarë kishin bërë vitin e kaluar.

Trajneri gjerman e ka udhëhequr Liverpoolin drejt titullit të Premier Ligës pas 30 vitesh.