Trajneri i njohur gjerman, Juergen Klopp, po kthehet në futboll por jo si trajner. Kështu ka njoftuar gazeta e madhe gjermane Bild, të mërkurën.
Sipas Bildit, Red Bulli ka firmosur me Kloppin që do të jetë i angazhuar nga 1 janari i vitit 2025. Pozita e tij zyrtare është: shef global i futbollit.
Kloppi në maj i dha fund periudhës nëntëvjeçare te Liverpooli. Ai u largua si legjendë e klubit me nam anglez. Kloppi më herët ka punuar te Mainzi dhe te Dortmundi.
Kompania e madhe Red Bull udhëheq klube të shumta nëpër botë. Kloppi kishte premtuar se nuk do të drejtojë si trajner klub apo përfaqësuese në vitin e ardhshëm. Dhe ka mbajtur fjalën.
Klubet e Red Bullit janë Leipzigu, Salzburgu, Leedsi, New Yorku, Bragantino (Brazil) dhe Omiya Ardija (Japoni). Pas angazhimit të Kloppit mund të përfshihen klube të tjera në këtë rrjet.
Kloppi do të jetë përgjegjës për strategji, analiza dhe këshilla kur bëhet fjalë për transfere, trajnerë dhe zhvillim të klubeve.