Jozi në pranga pasi sulmoi ‘pabesisht’ Gjestin në BBVA 

Pasi i eliminua nga gara në ‘Big Brother VIP Albania’, Josefin Marku e ka goditur me shuplakë ish-banorin e Big Brother VIP Kosova 3, Besart Kelmendi – Gjestin, që ishte bërë gati për ta përcjellur te dera.

Televizioni Top Channel ka publikuar pamjet, ku sulmuesi, Jozi, u shoqërua nga policia për në komisariat.