Modelja simpatike shqiptare, Jori Delli, është njëri prej personazheve shumë të dashur të ekraneve shqiptare.
Bukuroshja arriti të bëhej më e famshme me pjesëmarrjen e saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.
Jori përgjatë qëndrimit në shtëpinë e big Brother, arriti të marrë zemrat e të gjithëve me veprimet simpatike dhe paraqitjet e saj.
Modelja nuk u ndal së qeni aktive edhe pasi doli nga shtëpia, duke u shfaqur gjithmonë e mrekullueshme në rrjetet e saj sociale.
Në imazhet e fundit që ajo postoi në instagramin e saj, dukje mahnitëse e mori shumë vëmendje.
Bukuroshja modeloi një set të të brendshmeve ngjyrë bezhë, teksa zgjohej nga nje shtrat, ku dukej tejet seksi.
Jori mahniti ndjekësit e saj, të cilët nuk hezituan të tregonin dashuri për modelen e tyre të preferuar. /Telegrafi/

