”Johnson & Johnson” ndërpret provën e vaksinës antiCOVID-19

Grupi farmaceutik “Johnson & Johnson” njoftoi ndërprerjen e provës klinike të një vaksine kundër COVID-19, pasi një prej pjesëmarrësve është sëmurur.

“Ne kemi ndërprerë përkohësisht dozimin shtesë në të gjitha provat tona klinike të një vaksine eksperimentale kundër COVID-19, duke përfshirë këtu të gjitha provat e fazës 3, për shkak të një sëmundjeje të pashpjegueshme tek një prej pjesëmarrësve”, deklaroi grupi në një komunikatë.

Kjo ndërprerje çoi në mbylljen e sistemit të regjistrimit në internet për rekrutimin e pjesëmarrësve në kuadër të fazës 3 të provës.

“Ngjarjet e rënda anësore janë një përbërës i pritshëm i çdo studimi klinik, veçanërisht studime të mëdha”, theksoi ”Johnson & Johnson”.

Protokollet në fuqi në kompani parashikojnë pezullimin e një studimi për të përcaktuar nëse ngjarja e rëndë anësore ka të bëjë me medikamenti e vlerësuar dhe nëse është e mundur të rifillohet provën.

Rekrutimi i vullnetarëve për fazën 3 të provave klinike të Johnson & Johnson filloi në fund të shtatorit, në mënyrë që të angazhohen 60 000 pjesëmarrës në më shumë se 200 vende në SHBA dhe në vende të tjera, njoftoi grupi dhe Instituti Kombëtar amerikan i Shëndetit (NIH).

Provat po zhvillohen gjithashtu në Argjentinë, Brazil, Kili, në Kolumbi, në Meksikë, në Peru dhe në Afrikën e Jugut.

”Johnson & Johnson” ishte gjithashtu grupi i 10-të në botë që drejtonte provën e fazës 3 kundër COVID-19, dhe i katërti në SHBA.

SHBA ka akorduar rreth 1,45 miliardë dollarë financime për ”Johnson & Johnson”, në kuadër të operacionit të Shtëpisë së Bardhë për prodhimin e vaksinave. /AFP/