Senati amerikan e ka konfirmuar emërimin e John Ratcliffe si Drejtor të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së.
Më 20 shtator 2019, presidenti amerikan, Donald Trump, e emëroi ambasadorin e SHBA-së në Gjermani dhe të dërguarin e posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.
Por, vetë ambasadori Grenell pati thënë përmes një postimi në Twitter, se nuk do të jetë për një kohë të gjatë në atë post.
“Presidenti do të njoftojë të emëruarin (jo mua) së shpejti”, kishte shkruar Grenell.
Posti i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare duhet të konfirmohet nga Senati amerikan.
Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare shërben si mbikëqyrëse e Komunitetit të Shërbimeve të Inteligjencës që përbëhet nga 16 agjenci të ndryshme zbulimi, më e njohura prej të cilave është Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA).
Kjo zyrë u krijua pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, për të bashkërenduar punën e agjencive të zbulimit.