Ish-çiftin e njohur që nga ndarja e tyre nuk është se i kemi parë së bashku.
Roberti dhe Nora, kanë ndarë rrugët përgjithmonë dhe vetëm vajza është ajo e cila i bashkon, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, krahas saj, sot do t’i bashkojë edhe një arsye tjetër, dyshen e njohur të showbizzit shqiptarë.
Të dy, artistëve të estradës i është caktuar të performojnë në një lokal në Prizren së bashku dhe siç duket ata kanë pranuar pa hezitim.
Ndërkohë, Nora Istrefi ka publikuar posterin bashkë me ish-bashkëshortin e saj duke treguar se ata do jenë aty të pranishëm.
Kujtojmë se, që nga ndarja nuk dihet nëse të dy apo njëri nga ta ka nisur ndonjë lidhje të re dashurie.