Jep dorëheqje u.d drejtoresha e Klinikës Infektive

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, mëson Klan Kosova.

Arsyet e dorëheqjes së saj janë personale.

Ndërkaq, zëvendësimi i saj pritet të bëhet gjatë ditëve të fundjavës ose të hënën.

Ajazaj-Berisha ka qenë në këtë pozitë gjatë mbingarkesës së kësaj klinike nga pandemia.