Ministri i Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock ka dhënë dorëheqje përmes një letre drejtuar Boris Johnson.
Dorëheqja vjen pas shfaqjes së pamjeve të turpshme duke u puthur me sekretaren e tij më 6 maj.
Ai tashmë ishte përballur me pyetje në lidhje me marrëdhënien e tij me Gina Coladangelo, një shoqe universitare e cila u soll për të qenë drejtoreshë jo-ekzekutive në Departamentin e Shëndetit dhe Kujdesit Social (DHSC).
Coladangelo është drejtoreshë në fushën e komunikimeve në firmën e modës ‘Oliver Bonas’, e themeluar nga bashkëshorti i saj.
Milionerja punon për kompaninë e themeluar nga bashkëshorti i saj, ndërsa është gjithashtu edhe ‘krahu i djathtë’ i Ministrit të Shëndetësisë.
Nënë e tre fëmijëve, 43-vjeçarja është një aksionare kryesore në kompani, si dhe drejtoreshë në firmën në agjencinë e komunikimeve ‘Luther Pendragon’.