Valon Tolaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Njoftimin për dorëheqje Tolaj e ka bërë përmes rrjeteve sociale.
Ai tha se drejtimi që po merr procesi i transformimit të pronës shoqërore, dhe koha e mbetur e mandatit tim, më kanë bërë të vlerësoj që kontributi im i mëtutjeshëm në AKP është panevojshëm edhe më tutje.
“Sot, zyrtarisht kam njoftuar Bordin e Drejtorëve me vendimin për dorëheqje nga pozita e Drejtorit Menaxhues të AKP-së. Falënderoj kolegët, pa perjashtim, për bashkëpunim për tre vite me radhë. Ish anëtarëve të Bordit të Drejtorëve u jam mirënjohes për mbështetjën, e poashtu Bordin e Drejtorëve aktual për qasjen e korrektësinë e tyre”.
“Drejtimi që po merr procesi i transformimit të pronës shoqërore, dhe koha e mbetur e mandatit tim, më kanë bërë të vlerësoj që kontributi im i mëtutjeshëm në AKP është panevojshëm edhe me tutje”.