Jennifer Lopez është duke shijuar momentalisht pushimet në Republikën Domenikane.
51-vjeçarja përpos kohës së lirë është e angazhuar edhe në xhirimet e një filmi të ri, shkruan Daily Mail.
Ndërkaq, në disa postime në rrjetin social Instagram, ajo është parë duke vallëzuar me këngën e Drake.

Jo vetëm lëvizjet, por edhe tiparet trupore morën vëmendje të madhe në rrjet.
Bukuroshja bionde është parë e veshur me bikini ngjyrë verdhë, kurse zgjodhi të mos ketë makijazh në fytyrë.

Edhe pse është në 51-tat, Jlo gjithmonë di të mahnit fansat me fizikun e formësuar.
Për të në faqet rozë po diskutohet se është ndarë nga Alex Rodriguez, spekulime të cilat i ka hedhur poshtë përmes imazheve të shpërndara me të.
