Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) realizon “Javët e Biznesit Kosovar 2023”.
Kryetari i AKB-së Agim Shahini kërkon konsumimin dhe përkrahjen e prodhuesve vendës.
Sipas tij motoja e kësaj jave është “Unë konsumoj prodhime vendore, Po ju ?”.
“Qëllimi i kësaj javë është promovimi prodhimeve vendëse. Kosova ende nuk ka prodhim vendës të mjaftueshëm, madje mungojnë edhe strategjitë në ndihmë të prodhuesve”, tha Shahini.
AKB-ja shpalosi programin tradicional për javën e biznesit me moto ‘Unë konsumoj prodhime vendore, po ju’ duke rritur vetëdijen sepse prodhimi vendor është shpëtimi i vendit sepse me të do kemi edhe stabilitet ekonomik dhe qëllimi i javës së biznesit është promovimi i këtyre produkteve, sepse Kosova ende nuk ka prodhim vendor të mjaftueshëm sepse as nuk ka strategji ta mbështesim prodhuesin vendor ai theksoi se nuk mund të bëhemi faktorë ekonomik duke eksportuar por duke prodhuar.
Kryetari theksoi edhe rolin e rëndësishëm të Diasporës si edhe të prodhimtarëve vendorë të cilët edhe pse nuk kanë shumë mbështetje nuk po ndalën. Liberalizimi i vizave është një shqetësim sepse të rinjtë po duan ta lëshojnë Kosovën dhe kjo është një thirrje për dialog mes sektorit privat dhe atij publik. Javët e Biznesit filluan sot dhe do mbarojnë me 17 shkurt të vitit”.
Lumnije Ajdini, drejtore menaxhuese shpalosi programin ku tregoi se “Javët e Biznesit Kosovarët 2023”, do ketë karakter promovues.
Sipas saj do të marrin pjesë edhe në Samitin në Tiranë, do të mbahen konferencë në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë si edhe do promovohen produktet vendore në Qendra Tregtare. Me 17 shkurt 2024 do mbyllet gjithë ky organizim dhe pastaj me 19 shkurt do mbajnë konferencë mbyllëse.
Suat Berisha, nënkryetari i AKB-së, tha se produktet vendëse tash e mbulojnë mbi 50% konsumin he kjo sipas tij, falë promovimit nga AKB-ja.
“Me aktivitetet që po fillon sot e do të vazhdojë edhe vitet e tjera do e përmirësojë gjendjen. Varet nga politikat që do t’i hartojnë Qeveria, sepse ata duhet që të promovojnë politika liberale që të rriten prodhimet vendore si edhe të rregullohet mire puna e energjisë elektrike sepse kjo na dëmton dhe duhet ndryshuar”, tha Berisha.
Sipas AKB-së qëllimi kryesor është informimi i qytetarëve.