Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se java e parë e vjeshtës parashihet me kushte të ndryshueshme meteorologjike.
Dita e hënë fillon me vranësira të dendura të cilat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.
Kushte afersishtë të ngjashme të motit priten edhe ditën e martë ku pos reshjeve parashihen edhe pak rreze dielli dhe mundesi për shkarkime rrufesh.
Të mërkurën vranësira më të theksuara dhe më pak reshje të cilat nuk do të përfshijnë gjithë territorin. Të enjten dhe të premten mot më stabil dhe me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.Reklama
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i perëndimit dhe veriperendimit.