Bisedimet ndërmjet Mauricio Pochettino dhe Chelsea do të vazhdojnë këtë javë, që llogariten vendimtare.
Argjentinasi është favoriti për ta marrë pozitën e trajnerit të londinezëve që nga dita e enjte, derisa Luis Enrique dhe Nagelsmann janë përjashtuar si mundësi.
Një emër tjetër që është përmendur nga mediet angleze, është ai i Vincent Kompany, megjithatë Pochettino mbetet më i preferuar.