Për nder të Epopesë së UÇK-së, kryetari Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari dhe ai i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, kanë bërë të premten homazhe në kompleksin përkujtimor të Familjes Jashari në Prekaz.
Ata nga Prekazi kanë bërë thirrje për unitet.
Jashari tha se përveç nderimeve, në këto homazhe ata kanë marrë edhe forcë për të vazhduar përpara të bashkuar dhe në rrugën e drejt ashtu siç kanë dashur edhe dëshmorët.
“Bëmë nderime të dy komunat, duke i nderuar me respektin më të lartë dëshmorët e vendit tonë, duke u ndjerë krenar me veprat e tyre por, duke u zotuar dhe duke marrë forcë dhe kurajo që të jemi të bashkuar dhe të ecim përpara në rrugën e drejtë dhe të pastër të vendit tonë ashtu siç deshën ata”, tha Jashari.
Kurse kryetari i Skenderajt, Ramiz Lladrovci tha se e kanë bërë traditë që Epopenë e UÇK-së të dy komunat, Skenderaj dhe Drenasi ta kremtojnë së bashku.
“Si dy komuna po punojmë që ta jetësojmë amanetin e heronjve, ta jetësojmë amanetin e komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes së tij e dëshmorëve të tjerë. Në këto ditë bëjmë apel te të gjithë politikanët që të jenë unik në vendimet që e presin Kosovës, sepse me katër qëndrime, ne jemi shumë pak që të shkojmë me katër qëndrime të ndryshme, por besoj që ta unifikojmë dhe ta zgjidhim njëherë e mirë çështjen e Kosovës”, u shpreh Ramiz Lladrovci.