Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se po të kishte mirëkuptim nga ana e qeverisë, nesër do ishte fillimi i vitit të ri shkollor, por siç tha ai,të gjitha mundësitë janë harxhuar dhe me këtë shkak, punëtorët e arsimit do të jenë në grevë.
“Kjo do të vazhdojë gjersa qeveria fillon dhe bisedon me ne”, tha Jasharaj.
Ai tutje kërkoi nga prindërit dhe nxënësit mirëkuptim, duke theksuar se nuk ishte vullnet i tyre, por siç tha ai, s’kishin zgjidhje tjetër.
“Fatkeqësisht duhet t’i drejtohem prindërve dhe nxënësve për mirëkuptim, s’ishte vullnet i yni, por s’kishim zgjidhje tjetër. Për hir të sigurisë së nxënësve, angazhimet e tyre t’i orientojnë nga qeveria për dialog dhe lus prindërit që të mos enden rrugëve të shkojnë në shkollë kot. Greva do të zgjasë më pak nëse qeveria ulet dhe fillon realizimin e kërkesave tona”.