Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës së Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, tha se fajtori i vetëm se çka do të ndodhë me mbylljen e çerdheve dhe administratës e sektorëve të tjerë, është Qeveria Kurti.
“Fajtori i vetëm se çka do të ndodhë tash e tutje me mbylljen e çerdheve, me mbylljen e institucioneve arsimore dhe administratës dhe në të gjithë sektorët tjerë është Qeveria Kurti me në krye kryeministrin Kurti dhe ministri Murati”, ka thënë Jasharaj të enjten në një konferencë për media të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në të cilën u shpall greva e përgjithshme e të punësuarve duke nisur nga 25 gushti.
Jasharaj ka shtuar se kanë dërguar edhe përfaqësuesin ligjor për ta nxitur dialogun, mirëpo sipas tij, Qeveria nuk qan kokën për zërin e sindikatave.