Situata me pandeminë COVID-19 vazhdon të jetë kritike në Kosovë, kjo për shkak të numrit të madh të infektimeve të reja që kanë ndodhur gjatë këtij muaji.
Me paraqitjen e variantit Omicron në Kosovë, bëri që rastet e reja me coronavirus të shpërthejnë në vend.
Rritja e këtyre rasteve filloi nga mesi i janarit më saktësisht më 19 janar 2022 ku u konfirmuan 2,050 raste. Gjatë këtij muaji u shënua numër rekord i rasteve pozitive brenda një dite ku më 26 janar u konfirmuan 4,397 raste, shkruan Telegrafi.
Në total nga 01 janari e deri më sot në Kosovë janë konfirmuar 40 mijë e 047 raste pozitive. Gjatë këtij muaji ka pasur edhe vdekje të qytetarëve të cilët nuk arritën t’i bëjnë ballë luftës me COVID-19.
Brenda këtij muaji kanë humbur jetën gjithsejtë 20 qytetarë.
Kujtojmë se aktualisht numri i rasteve aktive është 33 mijë e 952, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Duke i ndarë në komuna, Prishtina ka numrin më të madh të rasteve aktive me 9,643 të tilla, pastaj vjen Peja me 2,825, Gjilani me 2,316, Prizreni me 2,310 dhe Mitrovica mbyll renditjen e pesë komunave me më së shumti raste aktive me 2,142 të tilla.
Gjakova ka 1,745 raste aktive, Fushë Kosova 1,654, Ferizaj 1,455, Vushtrria 1,175, Lipjani 1,094, Klina 879, Podujeva 762, Vitia 699, Obiliqi 676, Deçani 659, Kamenica 533, Drenasi 521, Skenderaj 500 e kështu me radhë.
Komunat si Graçanica (55), Hani i Elzeit (55), Dragashi (94) dhe Juniku (98) janë katër komunat me më së paku raste aktive me COVID-1
Krahas kësaj qytetarët janë duke vazhduar të vaksinohen me vaksinat antiCOVID. Në 24 orët e fundit janë dhënë 4,397 doza të vaksinës. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.773.577 doza të vaksinës.
Deri më sot 804.801 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 75.445 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës më 22 janar ka miratuar masat e reja në luftimin dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit, masa këto të cilat do të zgjasin deri më 4 shkurt 2022.
Me masat e reja, ora policore për qytetarët nis nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Qytetarët janë të obliguar që të bartin maskën, pavarësisht vendit në të cilin ndodhen, ndërkaq lokalet e gastronomisë do të jenë të hapura deri në orën 21:00, ndërsa muzika lejohet deri në 20:30.
Më poshtë ua sjellim numrin e rasteve pozitive dhe të vdekjeve që janë shënuar gjatë janarit:
29 Janar 2022 – 3628 raste
28 Janar 2022 – 3617 raste dhe 4 raste të vdekjes
27 Janar 2022 – 3917 raste dhe 6 raste të vdekjes
26 Janar 2022 – 4397 raste
25 Janar 2022 – 2707 raste dhe 2 raste të vdekjes
24 Janar 2022 – 2243 raste dhe 2 raste të vdekjes
23 Janar 2022 – 2957 raste
22 Janar 2022 – 3206 raste
21 Janar 2022 – 2943 raste dhe 1 rast i vdekjes
20 Janar 2022 – 2708 raste dhe 1 rast i vdekjes
19 Janar 2022 – 2050 raste
18 Janar 2022 – 720 raste dhe 1 rast i vdekjes
17 Janar 2022 – 728 raste
16 Janar 2022 – 771 raste
15 Janar 2022 – 658 raste
14 Janar 2022 – 585 raste
13 Janar 2022 – 427 raste dhe 2 raste të vdekjes
11 Janar 2022 – 356 raste
10 Janar 2022 – 236 raste
09 Janar 2022 – 304 raste
08 Janar 2022 – 264 raste
07 Janar 2022 – 144 raste
06 Janar 2022 – 152 raste
05 Janar 2022 – 107 raste
04 Janar 2022 – 108 raste
03 Janar 2022 – 38 raste
02 Janar 2022 – 29 raste
01 Janar 2022 – 47 raste dhe 1 rast i vdekjes .