Barcelona ishte njëra nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar veror në tregun e transferimeve.
Katalunasit ishin aktivë duke transferuar emra të mëdhenj si Robert Lewandowski, Jules Kounde, Franck Kessie, Andreas Christensen, Hector Bellerin, Marcos Alonso apo Raphinha, por edhe larguan shumë prej tyre.
Megjithatë edhe janari pritet të jetë shumë i nxehtë në kampin katalunas.
Gjiganti nga La Liga synon t’i transferojë dy futbollistë në janar dhe t’i largojë katër nga ta.
Ideja e drejtuesve të klubit që kanë rënë dakord me trajnerin, është që të ofrohet një mesfushor dhe një mbrojtës i djathtë në afatin kalimtar të janarit.
Xavi dhe drejtuesit e klubit janë duke kërkuar të nënshkruajnë me një zëvendësues për Sergio Busquets, kontrata e të cilit po përfundon dhe nuk do të vazhdojë sezonin e ardhshëm.Reklama
Për ta zëvendësuar kapitenin në krye të listës qëndron portugezi i Wolverhampton Wanderers, Ruben Neves i cili edhe vet ka pranuar se i pëlqen fakti që emri i tij është i lidhur me Barcelonën.
Sa i përket mbrojtësit të djathtë aktualisht në Camp Nou janë Hector Bellerin dhe Sergio Roberto, por asnjëri nuk bind dhe Xavi shpesh herë në atë pozitë ka vendosur qendërmbrojtësit si Jules Kounde apo Roland Araujo.
Ka disa emra që janë në listën e gjigantit katalunas për krahuj e djathë të mbrojtjes si Jeremie Frimpong (Bayer Leverkusen), Vanderson (Monaco), Denzel Dumfries (Inter) apo Diego Dalot (Man Utd), me portugezin që mbetet favoriti dhe lojtari i pëlqyer nga klubi.
Por klubi pritet të jetë aktiv edhë në shitjen e futbollistëve ku pritet largimi i katër prej tyre.Reklama
Dy veteranët e ekipit Gerard Pique dhe Jordi Alba janë në krye të listës për tu larguar pasi Xavi nuk i ka në planet e tij dhe kanë paga shumë të mëdha.
Dëshira e klubit është ta largojnë edhe Frenkie de Jong, por holandezi po refuzon një largim nga Camp Nou.
Dy emrat e tjerë që pritet të largohen në janar nga Barcelona janë Memphis Depay e Franck Kessie, pasi asnjëri nuk është i kënaqur me minutat që ka në dispozicion. /Telegrafi/