Prej disa ditësh po përflitet se çifti i krijuar brenda “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj i kanë dhënë fund romancës pas përfundimit të reality shoë.
Ditën e sotme, Beatrix Ramosaj ka postuar në “Instastory” një dedikim për të gjithë ndjekësit e për të gjithë fansat që e kanë mbështetur atë gjatë kësaj periudhe.
Ajo shkruan se është e bekuar për të gjithë ata që e kanë mbështetur ndërsa duket se i referohet Donaldit kur thotë se nuk e mendonte kurrë që do kalonte këtë eksperiencë dhe flet për njerëzit që kanë interes për të.
“Dashuria dhe mbështetja që kam marrë nga fansat e mi është më shumë se ç’mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë. Jam me lot në sy duke e ditur që njerëzve u intereson për mua. Nuk mendoja kurrë që do të kaloja këtë eksperiencë. Ju jeni njerëzit e mi të preferuar dhe ju më bëni të lumtur çdo ditë, e fakti që unë mund t’i bëjë të tjerët të lumtur më bën dhe mua të ndihem mirë. Ju dua vërtet shumë me gjithçka që kam, përgjithmonë”, shkruan Beatrix.