Ish-kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol e ka pranuar se pensionimi i Gerard Pique është një tronditje.
Pique do të varë këpucët në gozhdë në ndeshjen e fundjavës në Camp Nou, ku Barcelona e pret Almerian.
Vendimi i 35-vjeçarit spanjoll ka befasuar të gjithë pasi nuk është përfolur më herët.
I befasuar ka mbetur edhe ish-bashkëlojtari i tij, partneri i mbrojtjes te Barcelona dhe Spanja, Carles Puyol.
“Faleminderit për gjithçka Geri. Jam në shok. Shumë kanë qenë të padrejtë me ju, pak kanë mbrojtur fanellën e Barçës si ju”.
“Mund të them gjithmonë se kam luajtur përkrah jush, ishte një privilegj. Të dua mik”, ka shkruar Puyol në profilin privat në Twitter.