Ja me sa vite mund të dënohen të arrestuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, si të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, ku mbetën të vdekur shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Por sa mund të dënohen të dyshuarit për veprën penale “vrasje e rëndë”?

Motivi i sulmit ndaj autobusit në Gllogjan, ku u vranë tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës, sipas burimeve të Sinjalit dyshohet se lidhet me vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020.

Lajmi për arrestimin e tre personave u bë i ditur edhe përmes një konference për media të thirrur nga Prokuroria e Shtetit, konkretisht nga kryeprokurori Agim Kurmehaj, raporton Demokracia.com

“Pas ndodhjes së rastit kemi filluar hetimet intensive me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit. Pas punës intensive janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Prokuroria i ka ndaluar për 48 orë”, ka thënë kryeprokurori Agim Kurmehaj.