Pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshëm dhe Administratës Publike, këtë detyrë do ta ushtroj zëvendësministri, Xhelal Sveçla.
Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, në një njoftim të lëshuar për media
“Ndërkohë, deri në zgjedhjen e ministrit të ri, të gjitha vendimet brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike do të merren nga zëvendësministri aktual, z. Xhelal Sveçla”, thuhet në njoftim e Qeverisë së Kosovës për media.