Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se vlera e koeficientit në Ligjin e Pagave do të shkojë javën tjetër në Kuvend për miratim.
Kusari-Lila në një konferencë për medie, nuk ka treguar se sa do të jetë kjo vlerë por se sipas saj do të bëhet një plotësin ndryshim i Projektligjit për Buxheti që të përcaktohet saktë koeficienti.
“Koeficientin shumë shpejtë Qeveria brenda pak ditësh, nëse jo këtë javë atëherë javën tjetër gjithsesi do ta përcjellin në Kuvend të miratuar në kuadër të Projektligjit të Buxhetit. Do të bëhet një ndryshim në buxhet, në mënyrë që të jetë fiks vlera e koeficientit, një praktikë që do ta lehtësojë trajtimin e koeficienteve të pagave gjatë viteve në vijim”, tha ajo.
Tashmë po hyjmë në javën e tretë prej se presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar Ligjin e Pagave, por se deri më sot ende nuk është caktuar vlera e koeficientit për kategoritë e përfshira.
Më 22 dhjetor 2022, Ligji ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës, i cili parasheh ndryshim të pagave për punëtorët e sektorit publik.