Sot duke filluar nga ora 14:00 ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të mbajë mbledhje me kryetarët e komunave.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave.
Ai tha se gjatë kësaj mbledhje do të diskutohet edhe për fillimin e vitit të ri shkollor.
“Fillimi i vitit shkollor të bëhet nga e hëna, duke u bazuar në katër skenar të përgatitura nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me kryetarët e komunave”, tha Ibrahimi.