Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për rimbursimin në formë të kompensimit për pjesëmarrësit të cilët i kanë tërhequr 10% të kursimeve pensionale, i cili do përcaktohet në çdo vit fiskal duke filluar nga viti 2023.
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për rimbursimin në formë të kompensimit për pjesëmarrësit të cilët i kanë tërhequr 10% të kursimeve pensionale, i cili do përcaktohet në çdo vit fiskal duke filluar nga viti 2023.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se rimbursimi do ta fillojë nga viti 2023 dhe do të vazhdojë edhe në vitet fiskale pasuese.
“Propozim-vendimi në fjalë rrjedh si obligim nga Ligji për rimëkëmbjen ekonomike COVID-19, ku me ç’rast autorizohet Qeveria e Kosovës që në konsultim me Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës përmes një vendimi të përcaktojë metodologjinë dhe formulën e rimburësimit për personat të cilët i kanë tërhequr kursimet e tyre pensionale nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, rrjedhimisht propozim-vendimi i kësaj pike të rendit të ditës përcakton se rimburësimi do të fillojë nga viti fiskal 2023 ashtu siç parashihet me ligj dhe do të vazhdojë në vitet fiskale pasuese si dhe shuma përkatëse e rimbursimit do të përcaktohet në ligjin për ndarjet buxhetore i zbatueshëm në vitin fiskal përkatës. Kjo metodologji siguron që obligimet ndaj atyre që kanë tërhequr kursimet pensionale të përmbushen por edhe siguron qëndrueshmëri fiskale në anën tjetër sepse mundëson që rimbursimet të ndodhin në një periudhë më të gjatë”, tha Murati.
Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe raportin e planit të vjetor të statistikave për vitin 2020.