Ja cila parti po prin sipas Exit-Pollit të Baton Haxhiut

Qytetarët e Republikës së Kosovës sot shfrytëzuan të drejtën e votës, për zgjedhur Qeverinë e re. 

Qendrat e votimit u hapën në ora 07:00 dhe u mbyllën në ora 19:00.

Tashmë ka filluar publikimi i Exit-polleve. 

Sipas Exit-pollit të realizuar nga gazetari Baton Haxhiu për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, këto janë rezultatet:”

LVV 37

LDK 20

PDK 23

AAK-Nisma 8

Haxhiu tha se marzha e gabimit është 1.5%. 

Sipas analizës së Haxhiut, “në Kosovë nuk do të ketë parti që do të mund ta formojë qeverinë e vetme”.

Theksojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të japë fjalën e fundit për rezultatet përfundimtare.