Ja çfarë moti do ta kemi në pesë ditët e ardhshme

Në Kosovë gjatë pesë ditëve të javës që vjen do të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të ketë vranësira të cilat vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh.

“Mirëpo sa i përket temperaturave , ato do të jenë tipike pranverore. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-32 gradë Celsius. Indeksi UV në fillim do të shenoj vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperendimi me shpejtësi  1-9m/s.”, njofton ky institut.