Izraeli izolohet për dy javë shkaku i COVID-19

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar planin për izolimin total të shtetit në dy javët e ardhshme.

Vendimi është marrë për ta ngadalësuar përhapjen e koronavirusit në Izrael. Izolimi pritet të fillojë të premten dhe do të zgjasë deri më 10 tetor.

Kryeministri ka deklaruar se izolimi mund të zgjasë edhe dy javë të tjera nëse vazhdon përhapje e madhe e COVID-19.

Netanyahu dhe kundërshtarët e tij politikë janë përplasur në lidhje me ashpërsimin e masave për tubimet publike, sidomos ndaj protestave që po zhvilloheshin ndaj kryeministrit, me të cilat i është bërë thirrje që të japë dorëheqje.

Ani pse është lavdëruar për menaxhimin e mirë të pandemisë, Izraeli është kritikuar për një seri të urdhrave kundërthënës në muajt e fundit.

Vetëm të mërkurën janë konfirmuar afro 7 mijë raste të reja, ndërsa që prej fillimit të pandemisë kanë vdekur 1 mijë e 317 persona.