Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi e ka gjetur një punë të re.
Munishi që nga nëntori do të jetë analist televiziv në T7 në emisionin “Favorit”, mëson lajmi.net.
Ai në këtë mënyrë do të largohet nga Dueli Sportiv në RTV Dukagjini ku ka qenë analist në emisionin “Dueli Sportiv”.
Ismet Munishi së fundmi ka qenë pjesë FC Ferizajt në Ligën e Parë teksa ka dhënë dorëheqje javë më parë.
Ai është një ndër trajnerët më karizmatik në vend.
Munishi që e ka një karrierë shumë të pasur si futbollist, si trajner i ka drejtuar disa skuadra kosovare.