Deputetja e PDK-së, e cila vjen nga komuna e Mitrovicës, ka thënë se qeveria Kurti dhe ministrat e saj gënjyen lidhur me situatën dhe karantimin në veri të Kosovës kinse ata i kanë marrë masat. Por, nga realiteti në terren dhe infot e mëvonshme, rezultojnë se ato janë gënjeshtra dhe vendimi është marrë nga Beogradi.
Ajo thotë se deklaratat për konflikt e derdhje gjaku janë përpjekje të qeverisë në ikje për ta trembur publikun që të mos thonë të vërtetën e hidhur që qeveria do ta mbaj fshehur.
Sipas Ismailit, për këto deklarata të rrejshme të zyrtarëve shtetërore duhet të reagoj menjëherë prokuroria dhe të hetoj.
Ky është reagimi i plotë i deputetes së PDK-së:
Video-deklarata e kryeministrit të shkarkuar Kurti, përveçse e mbushur me të paqena dhe sulme të ulta ndaj kundërshtarëve politik, ishte e karakterizuar edhe me fjalë të rënda kanosëse. Duke ngritur zërin për konflikt e përdorur fjalët “do të derdhet gjaku jonë “ ruani“ gjakftohtësi në e mos bini në kurthin e tyre “ ai po përpiqet që ti tremb qytetarët që të mos thonë të vërtetën, të përmbahen nga reagimet dhe të relativizoj në seriozitetin e gjendjes së tyre. Më shqetësuese sesa heshtja është trysnia për të heshtur. Ai do që ne të heshtim e mos të flasim për dorëzimin e autoritetit shtetëror që ai ka bërë ndaj Beogradit duke pranuar edhe hyrjen në Kosovë të stafeve shëndetësore serbe. Duke na trembur për dhunë të mundshme, do të hedhë hi syve banorëve të Mitrovicës që po shohin qartësisht se si ai ka pranuar në heshtje presionin e Serbisë për vendosjen e orës policore në gjithë veriun si dhe karantinimin nga Beogradi të dy komunave të veriut.
Dje pamë ministrat në detyrë të kësaj partie duke dalë nëpër ekrane në përpjekje për të bindur opinionin publik për mashtrimin e tyre se kinse karantinimin e dy komunave serbe e ka ndërmarrë Prishtina e jo Beogradi. U përpoqën të bindnin qytetarët se kjo qeveri nuk po bën dallim etnie apo komunash dhe po kujdeset për të gjithë përfshirë edhe komunitetin serb. Ndonëse asnjëherë që nga fillimi i marrjes së masave ne nuk kemi parë as dëgjuar për asnjë përkujdesje ndaj komuniteteve në veri, aq më pak ndaj komunitetit serbë. Ndërkohë që komuniteti serbë ka pranuar që administrimin e luftës kundërkoronavirusit tek vendbanimet serbe brenda Kosovës po e bën Beogradi.
Dhe teksa po flisnin në ekran për “kontrollin” e plotë të kësaj qeverie në territorin e Kosovës ata po vazhdonin ta manipulonin edhe me një fakt shumë të rëndësishëm. Nga një anë flisnin se po kujdeseshin për të gjithë qytetarët njësoj në gjithë vendin, e nga ana tjetër të dhënat e tyre nuk përfshinin shtetasit kosovare me etni serbe të cilët janë testuar e trajtuar prej strukturave paralele të Beogradit. Kështu dje autoritetet serbe kanë folur se numr i shtetasve kosovarë të përkatësisë etnike serbe të infektuar me koronavirus është 27 mirëpo ata nuk rezultojnë te llogaritur në faqet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHP. Po ashtu e dimë prej lajmeve serbe se para pak ditash një qytetar kosovar 47 vjeçar me etni serbe i fshatit Brus të komunës së Leposaviqit, ka vdekur duke u trajtuar në Nish. As ai nuk është përfshirë në statistikat zyrtare të qeverisë së shkarkuar Kurti. A nuk provon edhe ky fakt se ata nuk i llogarisin si pjesë të Kosovës shtetasit kosovarë të përkatësisë serbe apokomunat kosovare të veriut me shumicë serbe?
Pra qeveria në dorëheqje Kurti dhe zyrtarët e saj po dalin në skenë me dy palë të pa vërtetash. Njëra për karantinimin e dy komunave të veriut, që në përpjekje për të fshehur pafuqinë për ti bllokuar këto vendime të Beogradit po i deklarojnë kinse janë vendime të Prishtinës. Dhe e dyta, që ka të bëj me të dhënat zyrtare për përhapjen e pandemisë, duke mos raportuar të dhënat e plota për gjithë territorin dhe popullsinë e vendit duke lënë jashtë vendbanimet dhe shtetasit serbë.
Në fund fare, por shumë e rëndësishme, ngrejmë shqetësimet tona të thella për popullatën jo serbe në veri,[jo pse shqetësohemi më pak për ata serbë]. Por sepsekëto masa të dyfishta kanë rënduar dyfish më shumëgjendjen e tyre. Si është halli i tyre me furnizime, me pajisje mjekësore dhe shëndetsore, duke qenë që lëvizjete tyre edhe për arsyet nga më elementaret janë nërestriksione të dyfishta tashmë. Shumica e tyre janë nëgjendje të rëndë ekonomike. Si është gjendja e fëmijëve, pleqve, të sëmurëve kronik?
Prokuroria duhet që sa më shpejt të nisi hetime për këto deklarime të zyrtarëve të lartë shtetëror që duket se nuk po përkojnë me realitetin! E drejta më themelore e qytetarëve është që ata të informohen drejtë, sado e jashtëzakonshme na qoftë kjo situate. Ne kemi të drejtën e garantuar që të dimë të saktën.