Ismaili: Me marrëveshjen për energji disa konsumatorë mund të paguajnë më shumë e disa më pak


Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismaili, ka thënë se nënshkrimi marrëveshjes për faturimin e energjisë në Mitrovicën Veriore, rrezikon që të krijohen dy lloj konsumatorësh.

Sipas tij, një lloj i konsumatorëve mund të paguajnë më pak e të tjerët më shumë.

“Nëse implementohet, mund të kemi dy lloj të konsumatorëve, dhe mund të vije lehtë që kë i energjisë nuk do të jetë me çmimin e njëjtë që do ta paguajë emiri në m e veriut, a do të ketë më pak apo më shumë do të flasim më vonë për rrezikun e saj”, ka thënë ai.

Sipas tij, kompania serbe “Elektroserver”, nuk do të jetë vetëm furnizuese e energjisë, sepse furnizuesi nuk bën mirëmbajtje dhe nuk vendos për kyqjen e konsumatorëve të rinj.

“Regjistrimi i një furnizuesi i cili nuk është vetëm një furnizues sipas marrëveshjes, furnizuesi nuk bën mirëmbajtje nuk është shfrytëzues i aseteve, këtu shohim se atje ka faturimin bile deri te ajo që vendos edhe për kyqjen e konsumatorëve të rinj, që i kalon kompetencat e një nënkontraktori të KEDS-it”, ka deklaruar Ismaili në Debat Plus.

Ish-ministri Fadil Ismaili ka theksuar se marrëveshja e së martës nuk dallon nga ato të 2013-tës dhe 2015-tës, sipas tij e vetmja gjë që i dallon janë datat e caktuara për kryerjen e hapave që do të mundësonin implementimin e marrëveshjes.