“Unë do flas për lidhjet e mia, që kanë qenë dështim. Nuk besoj shumë në marrëdhëniet që flitet lart e poshtë”. Kështu u shpreh Ana Lleshi, teksa ishte e ftuar në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell”.
Më pas ajo tregoi edhe një histori të saj personale, që nuk e kishte rrëfyer asnjëherë më parë. Fillimisht ajo u shpreh se “meshkujt janë më delikatë, më delikatë se sa femrat”.
“Në momentin që ti një mashkulli i jep çdo gjë të mundshme, ai ndihet superior dhe thotë kjo është e imja. E fut në xhep si me thënë, e ka aty, ikën sa herë do e kthehet sa herë do. Kur mashkullit ti ja lë tërhiq mos e këput, domethënë përdor një lloj zgjuarsie kundrejt tij, ai gjithmonë tërhiqet. E unë e kam vënë re te marrëdhëniet e mia. Kam pasur një marrëdhënie 5-vjeçare me një djalë dhe unë isha gjatë gjithë kohës tërhiqe e mos e këput. Do ti që më shkonte vaj çdo gjë. Më vinte gjithë ditën nga pas, o Zot nuk kishte femër më të lumtur se unë. Në momentin që më kërkoi fejesë unë e lashë”, rrëfeu Ana.
Kjo e fundit shton se po ta dinit se çfarë propozimi i ka bërë, do e nxirrnin jashtë me shkelma. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” foli gjithashtu edhe për marrëdhënien e saj të fundit, ku u shpreh se u përkushtua shumë më shumë dështoi.