Ish-kryeministri Agim Çeku është ftuar në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale. Këtë e ka konfirmuar vet ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së.
Agim Çeku ka marrë dje ftesë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Çeku, i tha Gazetës Express se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit dhe do të udhëtojë atje më 28 shtator.
“Po dje kam marrë ftesë nga Specialja, në cilësinë e të dyshuarit dhe do të udhëtojë atje më 28 shtator”, ka thënë Çeku.