Ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Bashkim Smakaj, ka deklaruar se Shërbimi sekret serb kishte tentuar që ta vriste Hashim Thaçin në vitin 2014-të, i cili në atë kohë ishte kryeministër i Kosovës.
“Me metoda të tilla. Metodologji e njëjtë që të kryhej atentat ndaj titullarëve tonë në ndeshjen e kombëtares së Kosovës. Kryeministrit. Ishte punësuar një snajper nga forcat elitare serbe dhe i cili pastaj, në bashkëpunim me shërbimet partnere, nuk e kishte mohuar shërbimi serb që ishte planifikuar diçka e tillë. Me partnerët tonë kishim dërguar mesazh në Serbi që të ndalohej kjo dhe të arrestohej”.
“Ish-snajper me përvojë në Bosnjë, Kroaci”.
Smakaj në T7 tha se institucionet e sigurisë së Kosovës kanë bërë punë të vazhdueshme në parandalimin e aksioneve të shërbimeve sekrete serbe.
“Institucionet e sigurisë kanë qenë shumë të përgatitura për këto lojëra në territorin e Kosovës. Ju kujtohet në vitin 2009 ndalimi i agjentëve të BIA-s. Më 2014 kur është bërë ndeshja e parë e Kosovës kemi parandaluar një sulm që ishte nisur nga shërbimi sekret serb ndaj titullarëve tonë që të prishej ajo atmosferë festive”.