Ish-kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli, ka publikuar fotografi të ushtarëve serbë duke hyrë në territorin e Kosovës, në Karaçevë të Kamenicës.
Ai ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të marrin masa dhe të mos përsëritën këto veprime nga ushtria serbe.
Surdulli ka thënë se kjo ka shkaktuar shqetësim në banorët e fshatit dhe se kjo ndikon në shpërnguljen e qytetarëve nga zona kufitare.
“Sot, më 07.08.2020, rreth ores 18,05 një kolonë e ushtrisë së Serbisë të shoqëruar me disa qenë përsëri erdhën nga mali e anës së Serbisë kaluan nëpër rrugën e lagjes tonë të Bernjashëve dhe ranë teposhtë ende më thellë të territorit të Republikës së Kosovës”.
“Ky veprim i hyrjes së ushtrisë serbe ne këtë pjesë të territorit të Kosovës me keqardhje po vazhdon edhe pas 20 viteve të çlirimit jo të plotë të Kosovës”.
“Apelojmë te KFOR-i si dhe institucionet e Kosovës të marrin masa adekuate që mos të përsëriten këto veprime të ushtrisë serbe, sepse ka ndikuar dhe po ndikon përveç në shqetësimin po ashtu edhe në shpërnguljen e qytetarëve të zonës kufitare të Karaçevës”.