Ish-këshilltarja e Ramush Haradinajt, Meliza Haradinaj ka treguar se sa i kushtojnë xhinset e kryeministrit Albin Kurti, që i pati veshur derisa shkonte në këmbë dhe krejt i vetëm në zyrën e tij në Qeverinë e Kosovës.
“Era e ndryshimit i sjellë edhe xhinset e Kryeministrit ‘modest’ me çmim që kap rreth 10% të pagës së tij të zvogëluar. Xhinset ‘Diesel’ 130€, paga ‘modeste’ 1,450€.Megjithatë, ka shpresë se do i kushtojnë më pak kur i rritet rroga në fund të muajit”, ka shkruar Meliza Haradinaj në profilin e saj në Facebook, shkruan Gazeta Stop.
Ndryshe, kryeministri Kurti vetëm një ditë pas sulmit me ve të zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, ai ka shkuar në këmbë dhe pa mbrojtje të afërt në punë. /GazetaStop/