Durim Berisha, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka njoftuar se ka paditur Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në lidhje me çështjen e heshtjes administrative kundrejt udhëzimit administrativ që ndalon bartjen e uniformës fetare.
Në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, juristi Berisha ka theksuar se mbetet me shpresë se gjykata do të trajtojë objektivisht padinë e dorëzuar.
“Sot permes avokatit Dardan Hakiu kam ushtruar padi administrative kunder Ministrise se Arsimit, Shkences, Teknologjise dhe Inovacionit per shkak te heshtjes administrative.Mbesim me shprese se gjykata kompetente do ta trajtoje objektivisht padine e dorezuar.Ndersa per mospermbushjen e detyrimeve ligjore nga ana e ministres, pra anulimin formal te nenit 3 paragrafi 1.13 te UA nr. 06/2014 do t’i drejtohem Prokurorise se Shtetit me kallezim penal”, ka shkruar Berisha.