Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Ismail Syla, ka shkuar në Hagë për ta takuar atë.
Ai ka thënë se folën për krejt temat, por jo edhe për burgun.
“Sot e vizitova Presidentin Thaçi në Hagë dhe u ndjeva mirë me fuqinë e lartë morale të tij. Ndonëse, mbahet padrejtësisht dhe pa faj në paraburgim, biseduam për të gjitha temat jetësore, përpos burgut. Nga aty shihet edhe një dimension tjetër i lirisë së Kosovës, çmimi i çlirimit të saj dhe bërja e shtetit të Kosovës. Shpreh bindjen dhe sigurinë që Presidenti Thaçi, ashtu siç doli faqebardhë në të gjitha fazat historike të Kosovës, do të del ngadhënjimëtar edhe përballë kësaj sfide!”.
Aktakuza kundër katër Thaçit dhe tre ish-krerëve të UÇK-së u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.