Ish-guvernatori i BQK-së tregon nëse ka sistem të qëndrueshëm financiar në Kosovë


Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka thënë se në tërësi sistemi financiar në vend karakterizohet me rritje në të gjitha indikatorët e saj.

Sipas tij, në sektorin bankar si komponent kryesor të sistemit financiar në vend ka rritje të institucioneve financiare, pasi ai ka thënë se në vitin 2018 kanë qenë 10 institucione bankare ndërsa, tani në deri në fund të vitit 2022 janë 12.

“Ka rritje në të gjithë aktivitetin e saj, nëse e shohim kreditë ose asetet e sektorit bankar vetëm gjatë mandatit tim 5 vjeçar janë rritur 61 për qind, nëse e shohim kreditë janë rritur 58 për qind, nëse i shohim depozitat janë rritur 65 për qind. Përkundër rritjes së kredive, kreditë përformuese (të cilat janë e këqija), shënojnë 2 për qind, ndërsa ato që janë mirë të parevizionuara 150 për qind”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, Mehmeti i ftuar në emisionin FIVE, ka bërë të ditur se të dhënat vjetore të vitit 2022, asetet në sektorët bankare kanë arritje 6.7 miliardë euro, me një rritje vjetore 13.5 për qind, ndërsa kreditë kanë arritur në 4.3 miliardë euro, më një rritje vjetore 16.1 për qind.

“Në anën tjetër depozitat shënojnë 5.55 miliardë apo më një rritje prej 13.3 për qind”, ka shtuar ai.

“Deri në fund të mandatit tim ka shënuar 6.3 për qind norma e interesit në kredi efektive, kjo është një normë e interesit që pothuajse aplikohet në të gjitha vendet e rajonit por kemi rritje të normës së interesit edhe në vende më të zhvilluara të BE-së”, ka thënë tutje ai.

Ndër të tjera, ai ka thënë se asnjëherë nuk kontestohet norma e interesit nga ana e bizneseve, ekonomive, familjarëve, “nëse flasim për depozita është 5.5 miliardë shënojnë depozitat që kanë një rritje 13.3 për qind baza vjetore. Kjo tregon që pjesa dërrmuese i përkasin ekonomive familjare”.