Ish-futbollisti i propozon Lutfi Hazirit që t’i dorëzohet Xhevdet Shabanit “Çelësi i qytetit” të Gjilanit

Mesfushori sulmues, Xhevdet Shabani, është njëri ndër futbollistët më cilësorë që aktivizohen në futbollin e Kosovës.

Shabani tash e gjashtë vjet është pjesë e Dritës, derisa me këtë skuadër i ka fituar dy tituj kampioni në Superligë dhe një Kupë të Kosovës.

Futbollisti nga Kaçaniku tashmë e ka shkruar emrin edhe në gara ndërkombëtare, duke u bërë shënuesi më i mirë nga futbolli i Kosovës, me ç’rast i ka realizuar katër gola në shtatë paraqitje me ekipin “kaltërebardhë” në arenën ndërkombëtare.

Shabani realizoi edhe në ndeshjen e parë për këtë edicion të Dritës në Evropë, një eurogol ndaj Inter D’Escaldes në fazën preliminare të Ligës së Kampionëve, takim të cilin Drita e fitoi me rezultat 2:0.

Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Bashkim Ahmeti, ia ka bërë një propozim interesant kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në lidhje me futbollistin që njihet si “Rrapa”.

Ai propozon që Shabanit t’i dorëzohet “Çelësi i qytetit”.

Postimi i Bashkim Ahmetit pa ndërhyrje

Suksesi i DFC-se mbane kontributin e nje lojtari te jashtezakonshem Xhevdet Shabani-it. Lutja ime drejtuar #LutfiHazirit eshte qe t’i dhurojne Qelesin e Qytetit per kontributin e tij te dhene per klubin e njeherit edhe per qytetin e Gilanit.

p.s.: eshte kane viti 2012 kur Xhevdeti ka ardhe te Drita. Per gjate 8 viteve ai ka luajtur 6 sezone te Drita qka i bjen se pergjate ketyre 6 viteve Xhevdeti ka dhane kontribut shume te madh per klubin, qe nga kontributi per mbetje ne lige e deri te arritjet e majave te futbollit. Prijesit e qyteteve duhet kthyer syte edhe nga qytetaret e Kosoves qe dhajne kontribute ne sfera te ndryshme, qe tu njihet dhe vleresohet kontributi i tyre. /Zeri.info 

Image