Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria nuk mund të marrë vendim për kufizim të lëvizjes së qytetarëve dhe se ky vendim është dashur të kalojë nëpër Kuvendin e Kosovës me 2/3 e votave.
“Vendimin për kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, mund ta marrin vetëm dy të tretat e deputetëve dhe jo Qeveria. Ndryshe shkelet Kushtetuta, pa marrë parasysh kush janë ata që kanë votuar dhe në çfarë rrethana. Prandaj qeveria do duhej ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe karshi gjendjes së krijuar ti drejtohet Kuvendit”, ka shkruar Isa Mustafa.