Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është takuar edhe me kreun e Nismës, Fatmir Limajn.
Ata kanë rënë dakord se Kosovës i duhet një qeveri e re.
Kjo është konfirmuar nga NISMA.
Kujtojmë, se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka takuar kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinajn gjatë ditës së sotme.
Kjo është konfirmuar nga burime të lajmi.net, mirëpo nuk është bërë e ditur nëse është nënshkruar ndonjë marrëveshje për koalicion pavarësisht se Mustafa ka thënë se pjesë e qeverisë së re do të jetë edhe AAK-ja.