Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se fajtori pse s’është hequr taksa është te qëndrimet dogmatike dhe me konspiracion të Kryeministrit Albin Kurti. Ka thënë se taksa nuk u hoq sherri i LDK’së por i sherri Kryetarit të Vetëvendosjes.
“Kryeministri nuk e hoqi tarifën shkaku vetvetes, jo i LDK-së. Këto punë nuk behën me qëndrime dogmatike dhe me konspiracion. Për të mos dështuar, tarifa duhet te hiqet tërësisht”, ka thënë Mustafa për Express.
Kjo përgjigje e Shefit të LDK’së erdhi pasi Albin Kurti drejtoi akuza në drejtim të LDK’së si fajtore për mosheqjen e taksës bazuar në versionin e Vetëvendosjes që kërkonte heqjen graduale të tarifës.
Mustafa e ka lidhur mosheqjen e tarifës edhe me gjendjen që është krijuar për shkak të virusit Covid-19.
Ai thotë se në ditën në vijim, problemet për furnizim mund të rriten.
“Problemet, te cilat mund te rriten ditët ne vijim me mungesë të drithit, miellit dhe te disa produkteve tjera, flet për paradoksin e ekzistencës se tarifës si pengesë për import të lirë”, ka thënë Mustafa.
I pari I LDK-së ka shtuar se partia e tij nuk do të pajtohet asnjëherë me heqje të pjesshme të tarifës dhe reciprocitet.
“Prandaj, jo vetëm që nuk jemi pajtuar për heqje të pjesshme dhe reciprocitet, pa marrëveshje me aleatët tanë, por aq me pak do te pajtohemi ne te ardhmen”, ka deklaruar Mustafa.
Vetëvendosje dhe LDK kishin thënë se janë pajtuar 100 për qind kur lidhen koalicion dhe ndërtuan Qeverinë e re. Mirëpo, ende s’e kanë një qëndrim të unifikuar për këtë problem.