Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka kërkuar presidentit Hashim Thaçi, që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në vend, pas konfirmimit të 17 rasteve me koronavirus.
Në një postimi në llogarinë e tij, në Facebook, Mustafa ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të komunikojnë mes vete dhe nuk duhet humbur kohë, por të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend.
“Duhet të veprohet sa më shpejt edhe me gjendje të jashtëzakonshme, sepse po përballemi me një fatkeqësi e cila po shpërndahet në tërë territorin e Kosovës. Pse të pritet më shumë. Kushtetuta ka folë qartë!”, ka shkruar Mustafa.