Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur rreth raportimeve për largimin e Vjosa Osmanit nga kjo parti. Mustafa tha se largimi i Osmanit nga LDK-ja nuk do ta zbehë fuqinë elektorale të partisë që ai drejton.
Megjithatë, ai shprehet se nuk do ta dëshironte largimin e Osmanit nga partia.
“Fare nuk e zbehë as fuqinë elektorale, as votën e LDK-së. Për mua do të ishte shumë mirë që znj. Osmani të qëndronte në LDK edhe të ndante me ne përgjegjësinë e vendimeve qe ne marrin në LDK, sepse të gjithë ne kemi përgjegjësi dhe këto vendime që marrin nuk janë vendime të lehta. Nuk ka qenë vendim i lehtë që të prishim koalicion me VV-në, sepse kemi investuar shumë në këtë koalicion, gati dy vite unë kam kontaktuar me z.Kurti”, tha ai për Euronews.