Platforma digjitale IPKO më nuk do të transmetoj programet e kanaleve, Klan Kosova, TV Dukagjini dhe Kanal 10.
Këtë e ka bërë të ditur vet kompania IPKO përmes një postimi në Facebook.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar klientë,
Ju informojmë se pas shumë vitesh bashkëpunimi, Klan Kosova, TV Dukagjini dhe Kanal 10, nuk do të jenë më pjesë e Platformës IPKO, për arsye komerciale.
Duke qenë ofruesi më i mirë i përmbajtjes televizive, IPKO do të vazhdojë të sjellë në familjen tuaj TV kanalet më të shikuara kombëtare, ekskluzivitetin e transmetimit të ndeshjeve më të rëndësishme sportive, serialeve televizive, filmave, dokumentarëve dhe programeve për fëmijë.