Një student zvicerjan robotike, Ken Pilloner zbërtheu një iPhone X për të kryer modifikimin.
Celulari i modifikuar mund të karikohej dhe të zhvendoste të dhëna me fishë USB-C në vend të asaj standarde të iPhone, dhe u shit në rrjetin eBay për më shumë se $80,000.
Pilloner tha se kishte vendosur se dëshironte një iPhone me hyrje karikuesi USB Type-C (e njohur zakonisht si karikues “për Samsung”) dhe e shiti aparatin e tij për $86,001, raportonin mediat.
Ofertat për celularin e veçantë kishin shpërthyer në rrjet sapo Ken Pillonel prezantoi aparatin e tij.
Ai shkruante: “Më në fund kam ndërtuar iPhone e parë në botë me portë hyrjeje USB Type-C. Me të mund të karikohet dhe të këmbeje të dhëna. Filimisht duhet të bëja të funksiononte nga ana elektronike, pastaj duhej të konvertoja fishën Apple C94 me një PCB timen, e më pas me portën ‘femër’ USB C. Pastaj projekti ishte thuajse i finalizuar dhe nisa ta montoj brenda iPhone-it. Jam i lumtur t’ju tregoj këtë stil në videon time në Youtube”.
Ankandi u krye më 1 nëntor dhe nisi nga $1,625 duke u ngritur gradualisht në $14,800, para se të vinte një goditja e parë e rëndë me ofertën $30,000 dhe brenda dy ditësh arriti në $85,000, sipas raportimeve.
Entuziasti shtonte se pas interesit të krijuar, kishte marrë dhe dy oferta prej 1 milionë dollarë, që rezultuan të rreme.
Pillonel shton se është i lumtur me $85,000.