Gjenerata e parë e iPhones është shitur në ankand për 63 mijë dollarë të hënën, raportoi CNN.
Edicioni i parë i telefonit të mençur u shit nga autoritetet e kompanisë amerikane, në pako origjinale, që s’ishte hapur kurrë.
Ky telefon me 3.5 inç, 2 megapixel kamerë, kushtonte 600 dollarë, por për shkak të historisë që bart, u shit për shifrën rekorde.
Ofertimi nisi me 250 dollarë, ndërsa gjithsej 27 oferta u bënë deri kur përfundimisht u shit. iOS u fut në histori për mënyrën e komunikimit në mbarë botën.